Ligji 'Për shtetësinë', ministri Balla: Jo provimit të gjuhës shqipe për shqiptarët e Kosovës dhe diasporës

2 Prill, 15:31| Përditesimi: 2 Prill, 15:59

  • Share

 

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla kërkoi sot në Komisionin për Sigurinë Kombëtare mbështetjen e gjithë deputetëve pa dallim politik, për ti dhënë fund menjëherë detyrimit që ka çdo shtetas me kombësi shqiptare, që për të marrë shtetësinë e vendit amë duhet të japi provimin e gjuhës shqipe.

Balla u shpreh kundër provimit të gjuhës shqipes për shqiptarët e Kosovës, Republikës së Maqedonisë së Veriut apo diasporës.

Ai kërkoi që të hiqet menjëherë detyrimi për çdo shtetas me kombësi shqiptare, që për të marrë shtetësinë e vendit amë duhet të japë provimin e gjuhës shqipe.

Po ashtu ai kërkoi që për dhënien e shtetësisë me procedurë të veçantë, kryesisht në fushën e sportit, kur bëhet fjalë për një talent në sport duhet të mundësohet dhënia e shtetësisë edhe nën moshën 18 vjeç.

“Në këtë moment që flasim na dëgjojnë edhe vëllezërit tanë të Kosovës edhe të Maqedonisë së Veriut edhe të Preshevës edhe në Malit të Zi, por edhe në diasporë, të cilët janë të shumtë që presin që ne të heqim një pengesë të pakuptimit. Ata kanë lindur shqiptarë, ata flasin gjuhën shqipe dhe ne tani duhet t’i mbajmë pengë me procedura që të bëjnë provim të gjuhës shqipe, e si t’ua shpjegojmë ne atyre. Çfarë provimi duhet të japi një shtetas shqiptar i Kosovës për gjuhën shqipe? Kështu që në këtë aspekt kjo është preambula e kësaj ndërhyrje time për sa i përket dekretit. Ka shumë argumente që tejkalojnë ndasitë tona politike. Bëhet fjalë për shtetas që kanë lindur shqiptar, flasin gjuhën shqipe dhe ne duhet t’i kërkojmë të japin provim të gjuhës shqipe. Të votojmë dhe një herë ligjin dhe dekretet. Meqë këtu janë përfaqësues të presidentit të marrim aprovimin që të hyjë për miratim ditën e enjte”, deklaroi ministri Balla në fjalën e tij para deputetëve të Komisionit për Sigurinë Kombëtare.


Lajmi kryesor:

Miratohet në Komisionin e Ligjeve dekreti i presidentit Begaj për kthimin e ligjit 'Për Shtetësinë', të enjten rivotohet në seancën plenare


G.K//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?