Foto ilustruese nga selia e PD-së

Ligji për presidentin/ PD: Përpëlitja e fundit e Ramës, i degraduar nga pushteti i pakufishëm! Përgjigjen do e marrë në 25 prill

7 Nëntor 2020, 17:25| Përditesimi: 7 Nëntor 2020, 17:27

  • Share

TIRANË- Anti-Kushtetues e ka quajtur Partia Demokratike, ligjin e hartuar nga mazhoranca për presidentin. Sipas selisë blu, është tregues i qartë se si kryeministri Edi Rama po tenton që të mbajë me forcë pushtetit, por që përgjigjja do i jepet më 25 prill, datë e cila përkon me zgjedhjet parlamentare.

"Ligji antikushtetues i Edi Ramës për të nëpërkëmbur edhe Institucionin e Presidentit të Republikës, është përpëlitja e fundit e një Kryeministri të degraduar nga pushteti i pakufishëm. Ky është shembulli tipik i një Kryeministri në ikje, që në panikun e humbjes së karriges, tenton të kufizojë edhe kompetencat kushtetuese të Kreut të Shtetit, duke shkelur Kushtetutën.  Akti antikushtetues dëshmon sa larg realitetit është Edi Rama. Në vend që të zgjidhë hallet e qytetarëve, që po përballen me një krizë të rëndë shëndetësore, ekonomike dhe sociale, Edi Rama merret me luftën personale politike dhe listën e dëshirave të tij për më shumë pushtet. Për qytetarët vetëm fjalë, tallje, premtime të pambajtura dhe mashtrime. Për vetë pushtet dhe pasurim të paligjshëm.  Në 25 Prill, shqiptarët do ta refuzojnë masivisht Kryeministrin e dështuar", shkruan PD.

Ditën e djeshme mazhoranca prezantoi draftin e përfunduar për ligjin e presidentit, ku i kufizonte disa kompetenca, që nga dekretimi i ministrave, anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, zgjedhja e kryeministrit, por edhe dhënia e nënshtetësisë apo e dekoratave. Për PS-në një ligj i tillë ishte një domosdoshmëri, që nuk i heq kompetencat presidentit, por ia përcakton qartë detyrat e tij, me qëllimin që të mos krijohen më ngërçe artificiale, siç sipas tyre kanë ndodhur deri më tani me presidentin aktual Ilir Meta.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Vicidoli: 07/11/2020 18:40

    President i ardhshem Flamur Noki

    Përgjigju
  • LORA: 07/11/2020 18:34

    Ne 25 prill 2021 babalet e vet-djegun do marrin pergjigjen me ekzemplare te 31 viteve te fundit, nga Sovrani. Duke e ditur mire kete fakt,rrejne vedin se mund te transferojne perpelitjet e ngotdjes se tyre,pa kthim, ne adrese te Kryeministrit me te sukses-shem, qe ka pasur Shqiperia jone,pas 1990-es.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?