Ligji për personat me aftësi të kufizuara, 7 vjet pa amendim! Debate në Kuvend, opozita: Ndaj ‘PAK’ bëhet krim, i braktisët! Janë në nivel të papërfillshëm

21 Shtator 2022, 18:45| Përditesimi: 21 Shtator 2022, 19:00

  • Share

U shoqërua me debate dhe kritika të forta në Komisionin e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Scoiale, raporti i kontrrollit post-legjislativ për ligjin nr.93 2014 “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”.

Deputetet opozitare Grida Duma dhe Vokshi e konsideruan  të papranueshëm faktin se për gati 7 vjet ky ligj nuk është amenduar apo pasuruar me miratimin e akteve të tjera ligjore. Kjo tregon sipas tyre braktisje.

“Qeveria ka dështuar të bëj punën e saj. Ju thoni janë miratuar në Qershor 2022. 7 vite kush mban përgjegjësi. Mosmiratimi i akteve ligjore tregon se nuk është zbatuar ligji, për aq kohë sa nuk është zbatuar ligji juve nuk keni mundur që të mbështesni bazuar në legjislacion dhe në Konventë, të gjithë ata persona”, tha Vokshi.

Nga Janari i 2022 – Qershor kanë arrritur të punësohen në sektorin publik apo provat  vetëm 111 persona nga 16692  me aftësi të veçanta që janë gjithsej. Ky numër në komision u cilësua si i papërfillshëm.

“Dhe po të thuash sot që 12 komisione punojnë dhe kanë arritur që në 5 muaj , vetëm pagat e tyre e këtyre komisioneve në 5 muaj kanë arritur të punësohen vetëm 110 veta padyshim nuk është sukses. Është dështim, sepse nuk po e fillojmë nga zero. Bëhet fjalë për një ligj që ka nisur që në 2014”, tha Duma.

Pagesa mujore që marrin ky targetgrup në bazë të dëmtimeve të tyre hapi një tjetër dikutim në kohë ku çmimet janë rritur tej mase.

“Neve shkojmë deri në një pagesë mujore prej 42 mijë lekësh , është maksimumi.”

“Minimumi prej 11 mijë lekësh , është qesharake dhe ofenduese për këta individë.”

“Jetesa është gjë tjetër. Nëse një individë është në nevojë dhe do të duhet të përballet me varfërinë, ne e kemi bërë dhe pjesë të skemës së ndihmës ekonomike.”- tha zv ministrja e shëndetësisë.

Zv ministrja e shëndetësisë Dendada Seferi sqaroi se për të gjithat problematikat e hasu, hartohen plane të posaçme për të ofruar mbështetje për personat me aftësi të kufizuara.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Berisha boton foton e gruas së Dumanit duke i rrezikuar jetën! Si e gjykoni?