Alket Hyseni dhe përfaqësuesja e BE-së

Ligji për censusin, Hyseni takim me delegacionin e BE:  Aplikojmë standartet më të larta 

20 Tetor 2020, 18:23| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 18:28

  • Share

TIRANË- Pas marrjes në shqyrtim nga Kuvendi i projektligjit për regjistrimin e popullsisë dhe banesave, deputeti i PS, Alket Hyseni  njëkohësisht relatori i këtij projektligji, ka zhvilluar një takim këtë të martë me përfaqësues nga Delegacioni i BE. 

“Sot, pata kënaqësinë të prisja në një takim pune Zj. Mari Ann Roos dhe Zj. Artes Butka, nga Delegacioni i BE-së, me të cilat bashkëbiseduam mbi ligjin e ri “Për censin e popullsisë dhe të banesave. Shqipëria aplikon standartet më të larta për statistikat dhe të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e pakicave kombëtare”, shkruan Hyseni. 

Miratimi i projektligjit është një nga 15 kushtet e shpallura nga Bashkimi Evropian për avancimin e Shqipërisë në rrugën e integrimit, për këtë arsye ky delegacion është interesuar për vijimësinë e shqyrtimit në Kuvend. 

Ky takim vjen një ditë pasi Komisioni i Ligjeve miratoi në parim projektligjin për regjistrimin e të gjithë personave shqiptarë apo të huaj që ndodhen në Shqipëri, bashkë me objektet, duke i hapur rrugë miratimit në tërësi dhe më pas në Parlament.

Postimi i plotë i Alket Hysenit

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?