Foto ilustruese

Ligji për bletarinë, diskutime në Veprimtarinë Prodhuese, Federata e Bletërritësve: Çdo koshere të regjistrohet

20 Shkurt 2023, 13:10| Përditesimi: 20 Shkurt 2023, 20:50

  • Share

Edhe pse projektligji për bletërritësit u miratua nga Këshilli i Ministrave së bashku me palën e interesit, diskutimet nuk munguan në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese.

Në projektligjin për bletarinë u vendos kushti për të gjithë ata që kanë qoftë edhe një koshere të regjistrohen pranë agjencive rajonale bujqësore. Por ky vendim duket i pamjaftueshëm për  shoqata e bletërritësve, të cilëve kërkojnë që bletarët gjithashtu të kenë detyrimin ligjor të regjistrohen pranë  tyre.

“Bletarët duhet të regjistrohen edhe në shoqatën lokale të bletërritësve. Mosregjistrimi i bletarëve që kanë një numër të vogël kosheresh krijijnë mundësinë e përhapjes së sëmundjeve“- shprehet Viktor Maluta nga federata e bletarëve.

Por kjo kërkesë nuk u mirëprit nga anëtarët e komisionit.

“Mua nuk më duket i drejtë detyrimi për tu anëtarësuar.”

|Në ligjin për bletarinë nuk vëmë dot detyrimin që ai të ketë anëtar shoqate me patjetër.”

Federata e bletërritësve në këtë komision kërkoi të gëzojë më shumë të drejta se drejtoria bujqësore.

”Duhet të bashkëpunojë me shoqatën lokale që të japë ose jo leje për shtegtim. “

Por një kërkesë e tillë u kundërshtua nga vetë kryetarët e shoqatave. Pasi pengesa e shtegtimeve do të ulte rendimentin dhe cilësinë e mjaltit.

Pr/ligji, i hap rrugën regjistrit të bletarëve, ku do të pasqyrohen kolonitë e bletëve, parqet ku do të ushqehen, ecuria shëndetësore, migrimi i tyre etj, synon krijimin markës “Made in Albania” të mjaltit. Për Krifcën, ky projektligj është hartuar pas diskutimit me bletarët e shoqatat e bletarëve dhe përmes këtij kuadri ligjor do të bëhet i mundur certifikimi i produktit shqiptar, regjistrimi, si edhe kontrollet për bletërritësit apo masat administrative. Përmes unifikimit të produktit, Krifca tha se mjalti i bletërritësve shqiptarë do të shitet edhe në vendet e rajonit apo më gjerë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?