Ligji për arrestimin e deputetëve
Vasili:PS,e jo ne frikë nga vetingu
'ONM ka mbaruar së ekzistuari'

18 Janar 2018, 17:18| Përditesimi:

  • Share
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit  Vasili i ftuar në “45 minuta”, ka folur për sa i përket ndryshimit të Kodit të Procedurës Penale, i cili ka të bëjë me ligjin për arrestimin e deputetëve. Në studion e emisionit “45 minuta”, Vasili është shprehur se shumica do të pengojë drejtësinë.

“Qartësia është shumë e kthjellët. Kemi pasur një rast shumë të freskët tani që ishte ai i Tahirit, i cili ishte një qëndrim i motivuar politikisht. Për të legjitimuar vendimin që mbajtën për Tahirin, PS krijoi një precedent që nuk ishte më para në Shqipëri. Për herë të parë u ndal Prokuroria, qeveria i bëri bllok”, u shpreh Vasili.

I pyetur nëse LSI do t’u jepte dakordësinë mazhorancës për të ndryshuar ligjin për arrestimin e deputetëve, Vasili është shprehur se kjo gjë nuk mund të ndodhë.

“Nuk mund të japim dakordësi për një gjë të atillë. Më herët ne kemi kërkuar që asnjë deputet të mos ketë imunitet dhe të jetë i hapur për tu hetuar nga prokuroria. Të hiqet 100 % për ne, këta e duan barrierë betoni”, është shprehur kreu i Grupit Parlamentar të LSI, duke shtuar se Partia Socialiste ka frikë nga Vetingu. 

Duke komentuar letrën e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi drejtuar ambasadorëve, Vasili tha se themelet e Reformës në Drejtësi kanë rënë pasi maxhoranca shpërfilli rolin e ONM-së në procesin e Vettingut, duke përmbysur listën e kandidatëve për KLP-në. 

"Shqetësimi i letrës është për situatën kritike ku ndodhet Reforma në Drejtësi, kulmimi ndodhi me kryeprokuroren, ka dhe shqetësime të tjera përveç zgjedhjes së prokurores pa Vetting, pa 84 vota, ka futur në ngërç reformën në Drejtësi. Një nga garancitë e reformës në drejtësi, ONM ishte syri amerikano-europian dhe ndaj e futëm në kushtetutën, ka mbaruar së ekzistuari.

Nga përcaktues në vlerësimin e kandidatëve, duhet të ishte përcaktues sepse ishte objektiv dhe i pakapur, ONM sot, kandidatët që i s’kualifikon për probleme moralisht nuk mund të vazhdojnë garën, sekretari i përgjithshëm i Kuvendit i merr këta dhe i fut të parët në krye të listës. Ata që ONM i ve në krye të listës i çon në fund. Këta nuk kanë pyetur fare për ONM-në, këta thonë që ky nuk kalon kriteret dhe nuk mund të shkojë për votim, ndërsa këta i çojnë të parët. ONM është përbuzur dhe kjo tregon se themelet e besimit të reformës kanë rënë. Kur këta nuk pyesim as për ONM, këtu ka marrë fund çdo gjë",
tha Petrit Vasili. 

Sa i takon kërkesës së PD dhe LSI për ndryshimin e Kushtetutës dhe të ligjit të zgjedhjes së Kryeprokurorit, Vasili tha se Kuvendi duhet të kthejë ligjshmërinë duke pranuar propozimet. 

“Kërkesa për ndryshimin e Kushtetutës, duhet të merret në shqyrtim, Parlamenti duhet t'i kthehet ligjshmëria dhe të zgjidhet një kryeprokuror sipas Kushtetutës. Nuk kam paragjykim për kryeprokuroren si individ, por nuk ka bërë Vettingun. Le të dalë PS dhe të thotë të hiqet kriteri për Vettingun. Kërkesa për ndryshimin e kushtetutës është futur në kalendarin e Kuvendit dhe duhet të merret në shqyrtim”, shtoi Vasili i cili i vlerësoi antiligjore lëvizjet e Arta Markut në Prokurori. 

“Kam një shqetësim që ndërmjet deklarimeve të PS dhe të këtij të komisionit të ligjeve (Ulsi Manja) se ky s'di ç'a flet, kërkon që Rama ta marrë me sy të mirë, kanë pohuar se cilat janë kompetencat e prokurorit. Ligji parashikon kompetencat për të komanduarit dhe të larguarit. 

S’kam asnjë merak as për prokuronin e Elbasanit, as të Durrësit, çështja është te ligjshmëria, prokuroi me këtë tagër nuk mund të emërohet nga ky prokurori që nuk ka tagër, nuk mund ta prekësh. Kanë qenë njerëz që e njohin më mirë se unë ligjin dhe thonë se ka shkelur ligjin”. 

Petrit Vasili saktësoi se protesta e 27 janarit nuk bëhet vetëm për shkeljen e Kushtetutës por edhe për varfërinë dhe kushtet e vështira ekonomike të vendit. "Po protestohet për shkeljen e ligjit dhe shkatërrimin e reformës në drejtësi, po flitet për batërdinë e ndodhur me koncesionet, shkatërrimi i sitemit shëndetësor dhe atij arsimor, njerëzit nuk kanë barna, për ata qindra naftëtarë që vijnë në Tiranë se nuk iu japin bukën e gojës. Janë mijëra njerëz të cilët qeveria i përbuz. Protesta do jetë e madhe dhe do jetë preludi i protestave që do përfshijnë të gjithë vednin. Objektivi është që kjo qeveri të largohet sa më parë sepse ky rrëzim i drejtësisë, i ekonomisë shqiptare, varfërimi i shqiptarëve sepse ekonomia po shkon drejt pikiatës". 

Redaksia Online
D.T-l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?