Ligji për Akademinë e Shkencave, Zhupa: Duan të favorizojnë Gjinushin, antikushtetuese! Nuk lejuan dëgjesa në Komisione

4 Korrik 2023, 13:35| Përditesimi: 4 Korrik 2023, 16:57

  • Share

Deputetja e Partisë Demokratike Ina Zhupa thotë se ligji për Akademinë e Shkencave, që i jep mundësinë Skënder Gjinushit për një tjetër mandat, por kërkohet të miratohet me shpejtësi nga mazhoranca në shkelje të rregullores. Zhupa tha se në komisione nuk u lejua të bëhen as dëgjesa me grupet e interesit. 

“Sot bëj një konferencë për të denoncuar për disa ndryshime në ligjin e Akademisë së Shkencave. Një ligj që e kam denoncuar dhe më parë për një favor të Skëndër Gjinushit për një mandat të dytë. Ligji ja ndalon këdo qytetar mbi moshën 75 vjeç dhe mandat të dytë. Këto dy ndryshime kërkon ky ligj i sjellë me shpejtësi nga dy deputetë socialistë. Dy ndryshime që janë antiligjore dhe antikushtetuese. Nuk janë lejuar dëgjesa as në komisione”- tha Zhupa.  

Kujtojmë se edhe në 50-vjetorin e krijimit të Akademisë së Shkencave, deputetja demokrate ka akuzuar kreun e këtij institucioni se e drejton në mënyrë të paligjshme.

Ndër të tjera Zhupa shtoi se PD të ndërmarrë hapat e nevojshëm, në gjykatat kombëtare edhe ndërkombëtare, që Akademia të mos jetë pensionim luksi për politikanet e fundit të diktaturës.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 05/07/2023 10:31

    KJO <FEMER> E PASQYRON SHUME MIRE BANDITIN BERISHA

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?