Kërkohet rikthimi i llotove, FSHF: Ekzistojnë në çdo cep të vendit, vetëm buxheti humb para, 70% e fitimeve t'i shkojnë sportit

14 Qershor 2022, 14:33| Përditesimi: 14 Qershor 2022, 15:23

  • Share

Kreu i FSHF-së Armando Duka dhe përfaqësuesit e klubeve kërkojnë hapjen e basteve sportive të mbyllura në 2018 me një megaoperacion në të gjithë vendin.

“Bastet sportive në Shqipëri janë të ndaluara me ligj në Shqipëri, por me çfarë shohim bastet sportive janë ndaluar vetëm për të arkëtuar buxheti i shtetit, pasi ekzistojnë në çdo cep të vendit. Ti bëjmë një kërkesë qeverisë qoftë për ligjin e sponsorizimit, qoftë edhe për bastet, që ti rikthejë ato. Minimuni 70% e të ardhurave nga bastet ti kalojë sportit dhe një pjesë kryesore futbollit,”-u shpreh Armando Duka, presidenti i FSHF-së.

Propozimi gjeti mbështetje pothuajse tek të gjithë të pranishmit, por nuk mungoi as akuza ndaj drejtuesve të futbollit.

“Nuk mund të afrohet asnjë sponsor kur shikon çfarë bëhet me arbitrat e federatës shqiptare. Është e tmerrshme. Çdo lloj rezultati është i trukum. Unë e kam vetëm për Pukën, që ndiqem e përndiqm eskremisht. Arrin deri te kulmi kur thotë arbitri se smund ta mbyll ndeshjen pa u bërë një gol. Ku mund të ankohem unë?! Te federata jo!”-u shpreh Gjin Gjoni, kryetar i bashkisë Pukë dhe njëkohësisht president i Tërbunit.

Ky fjalim, ndryshe nga parafolësit shkaktoi debat në sallë.

Gjin Gjoni: "Të lutem do ta çoj deri në fund."

Armando Duka: "E harxhuat kohën tëndë."

Gjin Gjoni: "Nëqoftëse kam kohë mirë, nëqoftëse skam  e mbyll pavarësisht se s’jam dakord me ju …"

Armand Duka: "E kuptuam ku do të dalësh."

Federata mblodhi klubet e futbollit për të diskutuar ligjin i ri të sponsorizimit i cili kërkohet prej më shumë se 2 vitesh nga aktorët e futbollit. Kjo coi edhe në një bojkot të futbollit që nisi sezonin futbollistik 2020- 2021 me dy muaj me vonesë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 15/06/2022 02:39

    Jooo!Pse kaq modeste ?! 70 % te fitimeve kane per te shkuar ne te vertete per Armando Duken,jo per sportin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?