Ligji i ri/ Meta nën mbrojtje nga Garda deri në 2027, Rama-Ruçi edhe 4 vjet pas mandatit, 6 zyrtarët e rinj që do ruhen, ja ç'ndodh me Bashën

5 Dhjetor 2020, 16:04| Përditesimi: 5 Dhjetor 2020, 18:39

  • Share

Zgjatet periudha kohore për ruajtjen nga Garda e Republikës të personaliteteve të larta shtetërore pas mbarimit të mandatit. Kështu parashikon projektligji i ri për Gardën e Republikës, i hartuar nga Ministria e Brendshme. Nisma ligjore parashikon mbrojtje personale të Presidentit nga garda për pesë vjet pas përfundimit të mandatit, nga 3 vjet që parashikon ligji në fuqi. Nëse mandati i Presidentit aktual Ilir Meta mbaron në vitin 2022, mbrojtja nga garda do të vijojë deri në vitin 2027.

Ndërkaq, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit, do të mbrohen nga Garda e Republikës për 4 vjet pas mbarimit të detyrës, nga 3 vjet që parashikon ligji në fuqi. Kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve të tjera nga garda, pas lënies së detyrës nga ana e tyre, do të vendoset nga qeveria.

Nisma e re ligjore zgjeron kategorinë personaliteteve që do të mbrohen nga Garda e Republikës gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës, duke i përcaktuar në ligj dhe jo duke i lënë në dorën e qeverisë. Ligji i ri parashikon detyrimin e gardës për të mbrojtur presidentin, kreun e Kuvendit, kryeministrin, nënkryetarin e Kuvendit, zëvendëskryeministrin, ministrin e Brendshëm, ministrin e Jashtëm, kreun e Gjykatës së Lartë dhe kreun e Gjykatës Kushtetuese.

Ligji në fuqi për Gardën parashikonte vetëm ruajtjen e Presidentit, kreut të Kuvendit, kryeministrit dhe familjeve të tyre, ndërsa personalitetet e tjera i liheshin në dorë qeverisë për të vendosur nëse duheshin të ruheshin apo jo nga garda.

Ndërkaq, personalitetet e tjera, përfshirë edhe kryetarin e opozitës Lulzim Basha, që do të mbrohen nga Garda e Republikës, do të përcaktohen me vendim të qeverisë. Ligji për gardën i vitit 2003 e parashikonte mbrojtjen e kryetarit të opozitës. Por, ky parashikimi u hoq në vitin 2005, duke e lënë në dorë të qeverisë.

Ligji i ri, ruajtja e personaliteteve

Garda ruan dhe mbron:

a) Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, si dhe pjesëtarët e familjeve të tyre;

b) Presidentin e zgjedhur që nga momenti i betimit para Kuvendit,

c) Zëvendëskryetarin e Kuvendit, Zëvendëskryeministrin, Ministrin përgjegjës për çështjet e rendit dhe të sigurisë publike, Ministrin përgjegjës për punët e jashtme;

d) Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese dhe Kryetarin e Gjykatës së Lartë.

e) Personalitete të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

f) Personalitetet e huaja të të njëjtit nivel me personalitetet shqiptare të përmendura në pikën 1, germat “a” dhe “c”, të këtij neni, që vijnë për vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë;

g) Personalitetet e huaja në vlerësim dhe kërkesë të Protokollit të Shtetit gjatë kohës së qëndrimit të tyre në territorin e Republikës së Shqipërisë.

2.  Garda ruan dhe mbron:

a)  Objektet ku ushtrojnë veprimtarinë dhe akomodohen Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryeministri, si dhe banesat ku ata banojnë apo akomodohen;

b) Objektet ku zhvillohen seancat plenare të Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare; 

c) Godinën e Ministrisë përgjegjëse për punët e jashtme;

d) Objektet ku akomodohen dhe zhvillojnë veprimtarinë personalitetet e huaja të të njëjtit nivel me personalitetet e vendit të përcaktuara në pikën 1, gërmën “a”, të këtij neni, kur vijnë në vendin tonë;

e) Objekte të tjera të përcaktuara me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ruajta e personaliteteve pas lënies së detyrës

1. Presidenti i Republikës pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për pesë vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit, gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.

1. Kryetari i Kuvendit pas përfundimit të mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së mandatit gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.

2. Kryeministri pas largimit nga detyra gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për katër vjet. Në rast të ndërprerjes së detyrës përpara mandatit qeverisës gëzon të drejtën e mbrojtjes personale për gjysmën e kohës së qëndrimit në detyrë.

3. Kohëzgjatja e mbrojtjes së personaliteteve të tjera pas lënies së detyrës nga ana e tyre, përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ligji në fuqi, ruajtja e personaliteteve

Neni 4

Garda e Republikës së Shqipërisë ruan dhe mbron:

a) Presidentin e Republikës, Kryetarin e Kuvendit, Kryeministrin, si dhe familjet e tyre;

b) personalitetet e huaja, të të njëjtit nivel me personalitetet shqiptare të përmendura në shkronjën "a", që vijnë në vendin tonë, si dhe personalitete të tjera të huaja, për të cilët Ministri i Brendshëm e vlerëson të nevojshme ruajtjen dhe mbrojtjen e tyre;

c) personalitetet shtetërore vendase, të cilat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave;

ç) rezidencat presidenciale, selinë dhe zyrat e Kuvendit të Shqipërisë, selinë e Këshillit të Ministrave dhe mjediset ku vendosen personalitetet e huaja, të përcaktuara në shkronjën "b" të këtij neni;

d) banesat e personaliteteve të larta shtetërore dhe seli të tjera shtetërore, të cilat përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Neni 5

1. Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Kryetari i Kuvendit dhe Kryeministri ruhen dhe mbrohen edhe 3 vjet pas lirimit të tyre nga funksioni.

2. Personalitetet e tjera shtetërore vendase, të cilat ruhen dhe mbrohen pas lirimit nga funksioni, përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave, por, në çdo rast, jo më shumë se 3 vjet pas lirimit nga funksioni.

Projektligji për Gardën e Republikës

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • birce: 05/12/2020 21:02

    Po talleni me taksat e ketij populli fukara, nuk i vret njeri plerat e politikes qofte president apo cfar do lloj tjeter prandaj mos miratoni ligje te tilla. Kush ka vrare deri me sot nje politikan.???? Kush e veret Sali kriminelin, po Like floririn.... O hajdut politikane qe talleni me taksat e popullit NUK BIE RRUFEJA NE HALE....

    Përgjigju
  • AltinTop: 05/12/2020 17:45

    Po nga kush do ruhen more aman...te gjithe jane njesoj, pra nje grup shokesh qe kan kapur peng Shqiperine dhe se rruajne per askend...ose me ta ose ik nga shqiperia.

    Përgjigju
  • Eri: 05/12/2020 17:40

    Para te hedhura dem.Po te ishte president apo politikane qe kishin punuar me mish e me shpirt per vendin e tyre hajde qe ja vlen.Po te paguash keta qe jane hajdute e te kapur nga agjenturat e huaja te grekut serbise e frances ne dem te vendit tone eshte katastrofe per nderin dhe buxhetin shqiptar.

    Përgjigju
  • Skenari: 05/12/2020 17:38

    Po nese Meta perfundon ne burg, kush do ta mbroje?!

    Përgjigju
    • regjija: 06/12/2020 11:58

      do e ruje polici nga momli dhe gjith populli bashk

  • Olti: 05/12/2020 17:37

    Basha nuk ka nevoje per garden se e mbron Berisha

    Përgjigju
  • Andi: 05/12/2020 17:36

    Ne vend qe te behet nje ligj per te mbr9jtur buxhetin dhe pasurite publike nga politikanet, behet ligj per te mbrojtur politikanet

    Përgjigju
  • Gardisti: 05/12/2020 17:29

    Deri ne sa banesa apo vila duhet te siguroje garda ?!!

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 05/12/2020 17:19

    Hë me ju lumte o shtet i flliqur. Ruaj qeveritarët hajdutë,vrasës,kriminelë,grabitës e imoralë! Vërtet ky popull ska parë asgjë se çfarë ka krijuar deri më tash. Sa mirë ka per tju bërë në vazhdim.

    Përgjigju
  • One: 05/12/2020 16:49

    Kryetaret e gjykatave mbase ka kuptim qe te ruhen por keta te tjeret pse valle. Si krytare bandash qe ruhen nga njeri tjetri se nga njeri tjeter si gjen gje keta.

    Përgjigju
  • Klm: 05/12/2020 16:40

    Nga se mbrohen

    Përgjigju
  • Tirona: 05/12/2020 16:40

    Nje pyetje naive! po kur shkojne ne burg do ta kene truprojen nga mbrapa?

    Përgjigju
  • Alo: 05/12/2020 16:36

    Pse kshu? Apo paguan populli....pse keni frike?shikon kryeministrse president ktu vetem me shoferin ose vetem...shikon ke juve me 50 roje me te zeza...lek i shperdoruar....kursejini e blini nje tank me to mbroni atdheun...

    Përgjigju
  • sapa: 05/12/2020 16:16

    I bejen ligjet per veten e tyre prostitutat e ketij vendi!

    Përgjigju
    • zonja: 06/12/2020 14:48

      Xhaxhi in thoshte..ne. Njeresit..jemi ajo qe mendojme,ajo qe flasim ,ajo qe bejme...Meqenese Jane te deyyruar per berjen gjykates kushtetuse che te gjykatave te tjerA po' bejme ceshte e mundur per te shpetiar bythen..Rrofte America

    • Po dihet: 05/12/2020 16:33

      Kjo eshte te besh ligj per te ruajtur hajdutet

  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?