Ilir Meta në kohën kur ishte president

Ligji i ri/ Hapet rruga për heqjen e dekoratave dhe titujve të nderit personave që s'e meritojnë, 'shpëtojnë' restorantet e mishit të nderuar nga Meta

2 Dhjetor 2022, 18:03| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 18:13

  • Share

Në Kuvend është depozituar nga qeveria një projektligj për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Shqipëri. Përpos rregullimeve të tjera, nisma ligjore parashikon për herë të parë edhe mundësinë e heqjes së dekoratave dhe të titujve të nderit për personat që mund të mos e meritojnë.

“Ligji nr.112/2013 ka qenë jo i plotë në drejtim të rregullimit të rasteve kur u hiqet titulli i nderit subjekteve që e kanë marrë atë sipas ligjit. Në projektligjin e ri janë përcaktuar këto raste në mënyrë shteruese, të cilat përmbajnë rrethana të atilla që e bëjnë të pamundur objektivisht mbajtjen e titullit të nderit”, thuhet në relacion.

Konkretisht, kur një person dënohet me vendim të formës së prerë për një nga veprat e parashikuara në Kodin Penal, nuk do të mund të mbajë titullin e nderit. Në këtë rast, vendimi mund të merret nga gjykata si dënim plotësues ose nga vetë institucioni përgjegjës për dhënien e titullit ose titullit vendor të nderit. Titullin e nderit do ta humbasin edhe personat, të cilët shpallen të padëshirueshëm sipas ligjit që rregullon qëndrimin e të huajve në Shqipëri.

Gjithsesi, titujt e nderit dhe medaljet do t’i humbasin restorantet e mishit të derrit dhe të peshkut, që janë nderuar nga ish Presidenti Ilir Meta, kur shkonte për të konsumuar dreka dhe darka, duke i nderuar më pas me titullin “Mjeshtër i Madh”. Meqenëse këto restorante nuk kanë se si të dënohen dhe të shpallen non grata, do të vijojnë t’i mbajnë titujt që u ka dhënë Ilir Meta. Ky i fundit e ktheu Presidencën, jo vetëm në një fabrikë të dhënies së shtetësive, por edhe në një fabrikë dekoratash. Meta ka dhënë një dekoratë çdo dy ditë.

Ndërkaq, ligji i vitit 2013, aktualisht në fuqi, është evaziv sa i takon kushteve dhe kritereve që duhet të plotësojë një person për t’u nderuar, duke përmendur vetëm termat “personalitete shqiptare” apo {personalitete të huaja”. Nisma e re parashikon që mund të nderohet me titull nderi shtetasit shqiptarë ose të huaj, që janë dalluar në kryerjen e veprimtarive të fushave të ndryshme, brenda ose jashtë vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave të shtetit, kombit shqiptar apo komunitetit të njësive të vetëqeverisjes vendore.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • mali me gropa roskovec: 03/12/2022 13:26

    te gjithe te pamiretuareve tu hiqen medaljet sportisteve partiake , kengetare tallavashe ,e dyqane kadaifi te holluara nga mona e sulltan nevruzit

    Përgjigju
  • Iris: 03/12/2022 02:34

    Mendoj qe nuk mund te hiqet titulli e dekorata nje personi thjesht pse eshte denuar prerazi nga Kodi Penal.Kodi penal te denon me forme te prere edhe po bere tradheti e vrasje,por edhe po vodhe ne dyqan,apo shkele rregullat e trafikut.Duhen bere disa diferencime,sepse njerez perfekt nuk ka. Heqja e titujve e dekoratave duhet bere vetem per raste te renda e shume te renda.Gjithashtu,per restorantet mund te krijohet nje vleresim i vecante i ngjashem me /Michelin star/.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?