Ligji antishpifje, Rama ndërkombëtarëve: Nëse nuk zgjidhet problemi, fundi do jetë afër! Shqipëria nuk mund ta bëjë vetë

13 Tetor 2020, 12:36| Përditesimi: 13 Tetor 2020, 13:08

  • Share

Rama foli për ligjin antishpifje gjatë takimit të sotëm ku ai tha se nuk zgjidhet ky problem, fundi do të jetë afër për demokracinë. Ai thotë se ata që janë pro këtij ligji janë sipërmarrësit që sipas kryeministrit ndjehen të shantazhuar nga mediat.

Rama deklaroi se Shqipëria nuk duhet të marrë përsipër të zgjidhë problemet që duhet ta bëjnë shtetet me demokraci të konsoliduar, kjo për të evituar dhe etiketimet se 'piktori kërkon të na mbyllë gojën'.

"Ju keni qenë të ndjeshëm për ligjin për shpifje. Të gjithë ata që punojnë në grupin për këtë ligj më thonë mos e thuaj më ligji për shpifjen se mërziten ndërkombëtarët.  Nëse bota juaj nuk do zgjidhin problemin e shpifjes, fundi do jetë më i afërt. Kur ne e kemi nisur këtë iniciativë, sipërmarrësit kanë qenë pro këtij ligji. Ata janë të shantazhuar çdo ditë për të paguar media që përndryshe shpifin për ushqime e ilaçe që i vendosin në diskutim dhe i reklamojnë si helme potenciale. Shpifja është po kaq e rrezikshme dhe e dëmshme. Shqipëria nuk mund të marrë përsipër të zgjidhë problemet që këtë duhet ta bëjnë shtetet me demokraci të padiskutueshme që dhe ku nuk mund të thuash që doli një piktor që kërkon të na mbyllë gojën" - tha Rama.


Lajmi kryesor:

Lufta kundër korrupsionit, Rama: SPAK të çojë pas hekurave të larguarit nga vetingu, përndryshe zhgënjim! Sistemi i ri të ndahet nga 'peshkaqenët e vjetër' që lundrojnë në formë politikanësh


E.M.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?