‘Ligjet’ miratojnë 15 kandidatë për Avokatin e Popullit, kërkohen 28 firma deputetësh! Votimi i parë dështoi, PS: Duhet emër i paanshëm politikisht

9 Qershor 2023, 16:00| Përditesimi: 9 Qershor 2023, 17:27

  • Share

Komisioni i Ligjeve miratoi këtë të premte listën me 15 kandidatë për pozicionin e Avokatit të Popullit, të cilët plotësojnë kriteret kushtetuese. Sipas procedurës, Komisionit i kalon raportin për kandidatët të grupeve parlamentare dhe të gjithë deputetëve.

Në listën e 15 kandidatëve të cilët u vlerësuan se plotësojnë kriteret janë emrat të rinj dhe të vjetër.

Kështu, Ahmet Prençi, Bledar Dervishaj, Drita Avduli dhe Ilir Rusmaili janë rikandidime. Rusmali sot mbulon pozicionin e anëtarit të Komisionit të Sanksioneve dhe Ankimimeve në KQZ, ndërsa së fundmi ka marrë akuza të forta nga ish -Kryeministri Berisha.

Në listën e kandidatëve është dhe Lefterie Luzi, ish Kryetare e KQZ, apo Sokol Hazizaj jursit, Tartar Bazaj apo Roberd Gajda, Endri Papajorgji dhe Edison Frangu.

 Ndërsa një emër që mund të ishte i pranishëm për të gjitha palët është ai i Vitore Tushës, ka mbajtur pozicionin e Kryetares së Gjykatës Kushtetuese.

Çdo kandidat për të kaluar në votim në kuvend duhet të marri të paktën 28 firma deputetësh.

Kandidat është edhe Tartar Bazaj, ish zv. Kryetar i KLP, një prej emrave në listë  rikandidojnë nga procesi i përzgjedhjes i hapur një vit më parë.

Avokati i Popullit miratohet në Kuvend me 84 vota, ndërsa tashmë është bërë traditë kushtetuese që emri i Avokatit të Popullit t’i takojë opozitës. Taulant Balla, Kreu i Grupit Parlamentar Socialistë në votimin e dështuar dhjetorin e shkuar, kujtoi se vërtetë mazhoranca ja ka besuar opozitës emrin e Avokatit të Popullit, por kandidatura nuk duhet të ketë anësi politike.

Kandidatët për Avokat të Popullit:

  1. 1. Ahmet Prençi
  2. 2. Alket Jaupi
  3. 3. Besim Ndregjoni
  4. 4. Bledar Dervishaj
  5. 5. Dardan Mustafaj
  6. 6. Drita Avdyli
  7. 7. Edison Frangu
  8. 8. Endri Papajorgji
  9. 9. Erald Aga
  10. 10. Ilirjan Rusmali
  11. 11. Lefterije Lleshi (Luzi)
  12. 12. Robert Gajda
  13. 13. Sokol Hazizaj
  14. 14. Tartar Bazaj
  15. 15. Vitore Tusha

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?