‘Ligjet’ debate për pr/ligjin për planifikimin dhe territorin, Majko: 1 € tokës për leje! Dogjani: Jo qira tokës së babës! Çupi për draftin e ‘Albcontrol’: Fshihni paratë e arbitrazhit

29 Prill, 15:20| Përditesimi: 29 Prill, 20:50

  • Share

Diskursi politik udhëhoqi debatet në Komisionin e ligjeve në seancën për dhënie mendimi për 3 drafte ligjore. Debate pati për ndryshimet ligjore të ligjit ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’.

Asllan Dogjani: Tirana është bërë e pabanueshme, ndërtohen pallate dhe nuk lihet një lulishte, nuk vihet një stol. Vendosen tavolina, çadra duhet të bëjmë cirk për të kaluar. Banditët kanë zënë hapësirat publike.

Pandeli Majko:  Për më tepër duhet trajtuar një problem për mosregjistrimin e pronës në veri… Mekanizmi mund të jetë se megjithëse ai është në tokë të babës, mund të jepet me 1 euro.

Asllan Dogjani: Unë nuk e marr tokën e babës me qira. Jo. 

Pandeli Majko: 1 euro në vit vetëm për të zhbllokuar lejen e ndërtimit..

Asllan Dogjani: Zero... NTokën e babës tim nuk e marr as 1 euro në vit, nesër ma bën 10 euro.

Drafti parashikon krijimin e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, me përgjegjësi menaxhimin e burimeve ujore e shqyrtimin e lejeve të ndërtimit e zhvillimit, monitorimin dhe ndërveprimin me institucione të tjera në llogari të aplikuesit. Drafti përshpejton procedurat për investimet strategjike dhe zhvillime komplekse brenda brezit bregdetar. Kërkohet të saktësohet regjistri kombëtar i planifikimit të territorit me sistem elektronik e-Planifikimi, harta GIS dhe saktësimi i procedurave që kryhen në kuadrin e miratimit të planeve të detajuara vendore. Ligji detyron ndërtuesit jo vetëm të ndërtojmë lulishte, por edhe kënde lojërash për fëmijë. Zgjerimi me këtë draft i përgjegjësive të Agjencisë së zhvillimit të territorit në drejtim të monitorimit të lejeve të miratuara nga KKT pason me shtim të punonjësve me 49 mln lekë paga.

Debate në komision pati edhe për draft ligjin për “Albcontrol’, kthimin nga shoqëri aksionare në ent publik, jo buxhetor në varësi të ministrit. Opozita e cilësoi një ligj abuziv për të fshehur paratë e bllokuara nga arbitrazhi.

Dhurata Çupi: Është në radhën e pr.ligjeve abuzive, do të fshehë të vërtetën, iu transferua 60mln euro ku u bllokuar veprimtaria e Albcontrol. Sepse cdo lek që i kalohet Albcontrolit i merret nga Becchettit që këto para nëse do tentoni t'i fshihni me këtë ligj do merren nga paratë që do vijnë nga qeveria italiane për marrëveshjen e Gjadrit. 

Bujar Mucaj: Çimentohet elementi publik për këtë ent, është forma e organizmit edhe raportimi me ministrin e linjës është shtetëror-publik dhe jo tregtar.

Dhurata Çupi: Sa mln i janë bllokuar nga arbitrazhi albcontrol-it që doni t’i ndryshoni statusin ligjor?

Komisioni i ligjeve miratoi dy draftet atë ‘Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit’ dhe Për ofruesin e shërbimeve të lundrimit ajror “Albcontrol”, kaloi për një seancë tjetër diskutimin e ligjit me 200 nene, ‘Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë’

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?