Futbollistët e Kombëtares

Liga e Kombeve/ Sot shorti, Shqipëria dhe 53 përfaqësuese mësojnë kundërshtarët

8 Shkurt, 13:31| Përditesimi: 8 Shkurt, 13:35

  • Share

Do hidhet sot në Paris, në orën 18:00, shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve ku Shqipëria bashkë me 53 përfaqësuese të tjera Europiane do mësojnë kundërshtarët. Kuqezinjtë bëjnë pjesë në Ligën B dhe fillimisht janë pozicionuar në vazon 3 sipas rezultateve të edicionit të kaluar. Ndër kundërshtarët më të vështirë që rrezikojnë të besuarit e Sylvinhos është Anglia, ndërsa nëse shpallen fitues të grupit ngjiten në Ligën A. Nëse renditen të fundit zbresin në Ligën C.

Ndeshjet e edicionit të ri të Ligës së Kombeve nisin më 5 shtator dhe mbarojnë me 19 nëntor. Për secilën kombëtare janë 6 ndeshje, 3 në shtëpi dhe 3 në transfertë.  

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?