Kombëtarja e vajzave

Liga e Kombeve/ Kombëtarja e vajzave barazon me Hungarinë në Shkodër

22 Shtator 2023, 19:11| Përditesimi: 22 Shtator 2023, 19:12

  • Share

SHKODËR - Kombëtarja shqiprtare e vajzave në futboll e nisi me barazim ndaj Hungarisë edicionin e ri në Ligën e Kombeve për këtë kategori. Takimi i parë i vajzave kuqezi, i luajtur pasditen e sotme në stadiumin ‘Loro Boriçi’ të Shkodrës u mbyll me rezultatin 1-1.

Goli për Shqipërinë u shënua nga sulmuesja Qendresa Krasniqi në minutën e 26-të, ndërsa për Hungarinë shënoi kapitenia Evelin Fenyvesi në minutën e 74-t.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0 në favor të vajzave kuqezi. Pavarësisht rasteve të Hungarisë, skuadra jonë shfrytëzoi momentin më të mirë dhe gjeti golin e epërsisë. Viona Rexhepi shpëtoi fillimisht ekipin nga goli në minutën e 15-të, ndërsa në minutën e 26-të, Qëndresa Krasniqi realizoi golin e avantazhit për Shqipërinë.

Fraksioni i parë mbyllet me avantazhin 1-0 për Shqipërinë. Hungarezet barazojnë rezultatin në minutën e 74-t, pas një goli të shënuar nga kapitenia Fenyvesi, e cila përfiton nga rrëmuja e krijuar në zonën tonë dhe e çon topin në rrjetë. Të martën, Kombetarja shqiptare e vajzave do të luajë ndeshjen e dytë të grupit ndaj Irlandës së Veriut në Belfast.

Trajneri Armir Grima hodhi në fushë këtë formacion titullar: Viona Rexhepi (GK), Arbenita Curraj, Sara Maliqi, Endrina Elezaj, Qendresa Krasniqi, Megi Doçi (C), Maria Bashka, Gresa Berisha, Lucie Gjini, Kristina Maksuti, Alma Hila.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?