Pamje nga operacioni policor

Lidhje me zyrtarë për të përfituar kontrata publike, policia italiane godet grupin e Camorras, arrestohen 18 persona

1 Nëntor 2023, 08:56| Përditesimi: 1 Nëntor 2023, 08:57

  • Share

Policia italiane ka arrestuar 18 persona, si pjesë e grupit famëkeq të Camorras. Mësohet se operacioni u zhvillua në Caivano, si pjesë e një hetimi për infiltrimin e krimit të organizuar në qeveri dhe aktivitetet e administratës së bashkisë.

Ka dyshime se organizata kriminale arriti të merrte informacione konfidenciale nga administratorët publikë në lidhje me dhënien e kontratave, raporton agjencia e lajmeve italiane Tgcom24.

Nëntë nga 18 personat e kapur, u arrestuan më 10 tetor. Masa e paraburgimit tashmë është zëvendësuar me masë sigurimi. 9 personat e tjerë të përfshirë janë ende pjesë e të njëjtit hetim: janë 6 kontraktorë lokalë të ndërtesave, të vendosur në arrest shtëpie, ndërsa të tjerët janë eksponentë të krimit të organizuar lokal.

Akuzat janë, për shoqërim mafioz, zhvatje të rënduar me metodën mafioze dhe krime kundër Administratës Publike. Organizata kriminale ka arritur të marrë informacione konfidenciale nga administratorët publikë në lidhje me dhënien e kontratave.
 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?