Lidhi në derën e makinës dhe tërhoqi kecin gjatë ecjes, vihet nën hetim 58-vjeçari në Tiranë (VIDEO)

24 Prill 2023, 10:52| Përditesimi: 24 Prill 2023, 11:00

  • Share

Një 58-vjeçar është vënë në hetim nga policia e Tiranës pas publikimit të një videoje, pasi kishte lidhur një kec në makinën e tij dhe e tërhiqte teksa este na makinë. 

Video u publikua në rrjete sociale, veprimin e pazakontë që ndodhi në rrugët e Tiranës, ku një kec i lidhur po tërhiqej dhe po mundohej të vraponte në ritmin që ecte makina.

Në pamje duket teksa keci vraponte dhe makina që ecte shpejt e tërhiqte. Pasi u njoftua për këtë rast policia ka ndaluar shoferin e makinës, i cili nuk kishte mungesë dokumentacioni dhe nuk kishte patentë.
58-vjeçari Xh. M, është vënë nën hetim dhe është gjobitur për qarkullimin pa lejen e drejtimit.

K.T./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?