Foto ilustruese

Lidh të fejuarën pas krevatit që të mos dalë nga shtëpia, por ajo arratiset dhe e denoncon! Arrestohet shqiptari në Itali

12 Prill, 08:05| Përditesimi: 12 Prill, 08:49

  • Share

Për të mos lejuar që e fejuara të dalë nga shtëpia, një 31-vjeçar shqiptar e lidhi atë në shtrat, madje i mori edhe çelësat e shtëpisë.

Por gruaja ka arritur që të arratiset dhe të denoncojë shqiptarin, i cili u arrestua në Firence nga karabinierët e kompanisë Oltrarno mesnatën mes 8 dhe 9 prillit.

Ai akuzohet për rrëmbim dhe dhunë në familje. Në orët e vona të pasdites së datës 8 prill, e fejuara e shqiptarit arriti që të zgjidhej dhe u arratis nga dritarja e banesës. Ajo u paraqit në gjendje konfuze në komisariatin e policisë Legnaia e shoqëruar nga disa kalimtarë që e kishin gjetur në rrugë duke qarë.

Më pas ajo vetë i tha policisë se vitin e fundit kishte pësuar sulme të tjera nga burri për shkak të xhelozisë së tij. Policia ka arrestuar 31-vjeçarin në shtëpi dhe ka sekuestruar një litar, ndoshta i njëjti me të cilin lidhej vajza.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?