Aleksandër Lukashenko dhe Vladimir Putin

Lideri bjellorus përfundon me urgjencë në spital pas takimit me Putin në Moskë

28 Maj 2023, 18:35| Përditesimi: 28 Maj 2023, 18:38

  • Share

Lideri i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është sëmurë rëndë për herë të dytë këtë muaj në Moskë. Mediat e huaja shkruajnë se 68-vjeçari është shtruar në spital dhe ndodhet në gjendje kritike pas një takimi me presidentin trus Vladimir Putin.

 Valery Tsepkalo, lideri i opozitës bjelloruse, tha: "Sipas informacioneve që kemi, të cilat kanë nevojë për konfirmim shtesë, Lukashenko, pas takimit me dyer të mbyllura që pati me Putinin, u dërgua urgjentisht në Spitalin Klinik Qendror në Moskë, ku ndodhet tani."

Gjendja e tij u vlerësua nga mjekët kryesorë rusë si kritike ndërsa i kanë bërë pastrim gjaku. Ai u konsiderua i papërshtatshëm për të udhëtuar përsëri në Bjellorusi.

Ende nuk dihet arsyeja përse përfundoi në spital.

Edhe më parë, Lukashenko është filmuar me krah të fashuar duke nxitur spekulime rreth gjendjes shëndetësore.

 

Komento

Komente

  • Beni: 28/05/2023 19:06

    Gjate takimit me dyer te mbyllur,Putini dhe Lukashenko kane debatuar ashper,dhe ne fund Putini e ka zhdep ne dru.Ne kete rast ka nderhyre Nard Noka dhe jane ndare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?