Liderët e BE-së zotohen: Do rindërtojmë Ukrainën duke përdorur asetet ruse që i kemi sanksionuar

23 Shkurt 2023, 20:16| Përditesimi: 23 Shkurt 2023, 20:21

  • Share

1677063031_bashkimievropian.jpg

Udhëheqësit e 27 vendeve të Bashkimit Evropian dhanë një deklaratë të përbashkët të enjten në prag të një-vjetorit të pushtimit rus të Ukrainës. Në deklaratë liderët zotohen se nuk do ndalojnë deri në rindërtimin e plotë të Ukrainës.

“Ne do të mbështesim gjithashtu rindërtimin e Ukrainës, për të cilën do të përpiqemi të përdorim asetet e ngrira dhe të palëvizura ruse në përputhje me ligjin e BE-së dhe ndërkombëtar. Ne do të rrisim më tej presionin kolektiv ndaj Rusisë për t'i dhënë fund luftës së saj të agresionit. Për këtë qëllim ne do të miratojmë një paketë të dhjetë të sanksioneve dhe do të ndërmarrim hapa kundër atyre që përpiqen të anashkalojnë masat e BE-së”, thuhet në deklaratë.


Lajmi kryesor:

Lufta/ OKB miraton rezolutën: Rusia të dalë menjëherë nga territori i Ukrainës, duhet paqe e plotë! 141 vende pro, asnjë vend i madh kundër! Kina dhe India abstenim


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?