Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen të henën në Shkup

21 Janar, 15:50| Përditesimi: 21 Janar, 15:57

  • Share

Sot pasdite lideret e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të mblidhen në Shkup, ku do të kenë një darkë joformale me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovacevski.

Mësohet se pjesëmarrës do të jetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndërkohë nuk është konfirmuar ende nëse do të jetë apo jo pjesëmarrës presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Samiti rajonal për planin e rritjes për Ballkanin Perëndimor nga Komisioni Evropian fillon të henën në orën 9, ku do të mbahet fillimisht takimi i liderëve që do të pasojë me takimin e tyre me zyrtarë të BE-së dhe do të përfundojë me një konferencë të përbashkët shtypi.

Në takim do të marrin pjesë:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Srgjan Amixhiç, ministër aktual i Financave dhe Thesarit në Këshillin e Ministrave të Bosnje- Hercegovinës,

Milojko Spaiq, kryetari i Qeverisë së Malit të Zi,

Albin Kurti, kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës,

Gert Jan Kopman, drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Evropian,

James O’Brien, ndihmës Sekretari i Shtetit për çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në takim do të marrin pjesë zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bojan Mariçiç dhe ministri i Financave të Kosovës Fatmir Besimi, si dhe kolegë të tyre nga vendet e Ballkanit Perëndimor.

Gjithashtu, do të marrin pjesë përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit Rajonal për Bashkëpunim, CEFTA dhe Forumit të Odave të Investimeve të Ballkanit Perëndimor-6, si dhe të institucioneve financiare ndërkombëtare.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?