Dimitar Kovaçevski, Aleksandër Vuçiç dhe Edi Rama

Liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen në Shkup javën e ardhshme, mediet maqedonase: Të pranishëm Rama, Kurti e Vuçiç

16 Janar, 18:32| Përditesimi: 16 Janar, 19:30

  • Share

Një takim i liderëve të Ballkanit Perëndimor kushtuar Planit të Rritjes të miratuar nga Komisioni Europian do të mbahet në Shkup të hënën e javës së ardhshme (22 janar), pjesë e të cilit do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski do të jetë mikpritës i takimit, ndërsa mediet maqedonase bëjnë me dije se të pranishëm do të jenë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Në takim, përveç liderëve të rajonit, do të marrë pjesë edhe Gert Jan Kopmann, Drejtor i Përgjithshëm për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit në Komisionin Europian, së bashku me James O’Brien, Ndihmës Sekretari Shtetërorë për Evropë dhe Euroazi të SHBA-ve, shkruajnë mediet.

Për të marrë pjesë në atë takim janë ftuar edhe përfaqësues të organizatave rajonale, Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, CEFTA-s dhe Forumit të Investimeve të Odave të Ballkanit Perëndimor , USAID-it, si dhe disa institucioneve financiare ndërkombëtare. Liderët e Ballkanit Perëndimor për herë të fundit ishin mbledhur në dhjetor për samitin me Bashkimin Europian.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?