Liderët evropian vizitojnë Irpinin

16 Qershor 2022, 11:40| Përditesimi: 16 Qershor 2022, 12:08

  • Share

Tre liderët evropianë po vizitojnë tani Irpin, një qytet afër Kievit, të cilin trupat ruse e pushtuan brutalisht në fillim të luftës.

Emmanuel Macron, Olaf Scholz dhe Mario Draghi po informohen për atë që ndodhi në qytet dhe po punohet për ta kthyer jetën në normalitet.

"Është një qytet heroik, i shënuar nga stigmatizimi i barbarizmit," u tha Macron gazetarëve.

Irpin është në pragun e Kievit dhe në fillim të marsit, trupat ruse që synonin të pushtonin kryeqytetin pushtuan qytetin ku u gjetën trupat e 290 viktimave civile ukrainase.


Lajmi kryesor:

Macron, Scholz dhe Draghi në Kiev, mbështesin kandidaturën e Ukrainës për t'u bashkuar me BE! Zelensky: Shtoni sanksionet ndaj Rusisë


S.C/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?