Liçaj- Ramës: O kryeministër i rraskapitur i Surrelit, bujrum të përplasemi, të jesh i sigurt që do humbasësh

14 Maj 2020, 16:37| Përditesimi: 14 Maj 2020, 16:47

  • Share

Në përfundim të mbledhjes me kryedemokratin, Lulzim Basha, aktori Neritan Liçaj i ka dërguar një mesazh kryeministrit Edi Rama, ku mes të tjerave e quan " kryeministri i rraskapitur i Surrelit".

"Një mesazh për kryeministrin e rraskapitur, teatri është flamuri kuqezi dhe kur mendon që luan me këtë flamur, luan me ekzistencën e popullit. Bujrum të përplasemi, o ti o ne o kryeministër i rraskapitur i Surrelit, të jesh i sigurt që do humbasësh", tha aktori.


Lajmi kryesor:

Teatri ‘vija e kuqe'/ Basha protestë me artistët: Nëse e shembin të presin zjarrin e popullit në institucione e qendra tregtare! Budina: Opozita është me ne


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?