Ilir Meta në promovimin e librit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi

‘Atdheu në zemrën e klerikëve myslimanë’ libri i imamit Gëzim Abdishahi, Meta: Porosi e çmuar për brezat e rinj

10 Janar 2021, 15:01| Përditesimi: 10 Janar 2021, 15:14

  • Share

Presidenti Ilir Meta, ka marrë pjesë në promovimin e librit të imamit të xhamisë së Golemit, Gëzim Abdishahi “Atdheu në zemrën e klerikëve myslimanë”.

Përmes një postimi në rrjetin e tij socila Facebook presidenti, shkruan se “Siç sqaron autori, kjo vepër është krijuar mbi motivin patriotik të Hafiz Ibrahim Dalliut: "Ne shqiptarët, prej çfarëdo lloj feje qofshim, jemi të tanë vëllezën gjaku dhe vëllazën vatani”.

Ai shtoi se libri është një  manual për kontributin e vyer të udhëheqësve tanë të ndritur fetarë, të cilët e paguan me gjak dhe sakrifica të jashtëzakonshme çmimin e lirisë dhe demokratizimit të vendit.

“Vepra e Gëzim Abdishahit është një homazh dhe vlerësim i merituar i kontributit të elitave tona të çmuara fetare e shoqërore, që Atdheun e vendosën mbi gjithçka dhe besimin e kishin po aq të shenjtë sa Shqipërinë tonë të dashur”, shkruan Meta në fund.

 

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Darwin: 10/01/2021 21:53

    O Enver djali,o Strateg i Kombit Shqiptar!Marksi thoshte:Feja asht Opium për popullin!

    Përgjigju
  • Pani: 10/01/2021 18:41

    Atdheu po,po cili atdhe,Arabia apo Persia?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?