'Libri ukrainas' në Bibliotekën tonë, Misha i përgjigjet iniciativës së Olena Zelenskas, Shkurov: Rusia e shkatërron, ju solidarizoheni! Mirënjohje

20 Gusht 2022, 18:36| Përditesimi: 20 Gusht 2022, 19:07

  • Share

Në sallën “Paolo Petta” të Bibliotekës Kombëtare, Libri Ukrainas tanimë ka këndin e tij...

“Ky është libri “Ukrainë, të dua” dhe do të më pëlqente që këtë libër t’ia dhuroja drejtorit të Bibliotekës Shqiptare me shënimin “Shqipëri të dua””, shprehet ambasadori i Ukrainës në Tiranë, Volodymyr Shkurov.

Drejtori i Bibliotekës Pirro Misha i përgjigjet iniciativës së zonjës së parë ukrainase, Olena Zelenska, që nxit shkëmbimin kulturor mes vendeve përmes projektit “Rafti i Librit Ukrainas”

“Historitë tona janë padyshim mjaft të ndryshme po ne shqiptarët e kuptojmë mjaft mirë se çdo të thotë kur një popull lufton për të mbrojtur identitetin e tij kombëtar, kulturën e tij kombëtare. Uroj ashtu si gjithë shqiptarët që kjo luftë të mbarojë sa më shpejt dhe që populli i Ukrainës të dalë fitimtarë prej saj”, shprehet drejtori i Bibliotekës Kombëtare, studiuesi Piro Misha.

 Ambasadori ukrainas shpreh mirënjohjen për solidarizimin, në këtë periudhë kritike për vendin  e tij.

“Kemi qenë gjithnjë  shumë të impresionuar për faktin se sa lexon populli shqiptar e tani shpresojmë që edhe ukrainasit që jetojnë këtu të vijnë edhe të lexojnë librat në anglisht Në një kohë që Rusia po shkatërron bibliotekat ukrainase, librin ukrainas , ju ndërmorët këtë akt simbolik duke na treguar mbështetjen për kulturën tonë shpirtërore dhe kulturën tonë.  Mikpritja e kësaj iniciative forcon njohjen e kulturës sonë si dhe lidhjen mes shqiptarëve e ukrainasve”, shton më tej ambasadori.

Në fondin e dhuruar Bibliotekës ka botime në gjuhën ukrainase si dhe  në anglisht e përmes tyre historia e kultura ukrainase vjen më e plotë.

“Kemi pasur përkthime jo të pakta ndër vite nga letërsia ukrainase. Mjafton të kujtojmë popullaritetin që pati një shkrimtar si Nikolai Gogol, rrënjët e të cilit ishin pikërisht nga Ukraina, apo reportazhet nga Ukraina të shkrimtarit tonë të madh Mitrush Kuteli, që gjatë Luftës së Dytë Botërore ishte si ushtar pikërisht në territorin e Ukrainës”, shprehet Misha.

Të tjerë botime do t’i shtohen këndit në vijim, ndërsa Bibliotekës më shumë lexues nga Ukraina.

A.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?