Libri i ndryshoi rrjedhën e jetës, 34 vjeçari nga Shkodra thirrje të rinjve: Mos bëni gabimin tim

26 Korrik 2023, 20:28| Përditesimi: 26 Korrik 2023, 20:37

  • Share

20 vite më parë, Ergys Trimaçi la vendlindjen e tij, Shkodrën, për të provuar jetesën në Tiranë bashkë me familjen e tij. Pas përfundimit të gjimnazit nuk vazhdoi studimet e larta, por zgjodhi kursin profesional për berber.

E ushtroi prej disa vitesh këtë zanat, deri sa leximi i librave për zhvillimin personal (libra motivues) i ndryshoi rrjedhën e jetës.

Vendosi të provojë ndërmarrjen e iniciativave private dhe vazhdon të jetë këmbëngulës në zbulimin e alternativave për të ecur përpara. Sot ai ka nisur ta ndajë me njerëz të tjerë eksperiencën e tij me qëllim që kushdo që ndjehet i dobët,  të mos dorëzohet në ditët më të vështira të jetës.

Për emisionin “Një nga ne”, 34 vjeçari, baba i një djali, tregon një ditë nga jeta e tij. Çdo gjë e ka të planifikuar në detaj, si rrjedhojë e leximit të librave motivues të cilët i ka pjesë të përditshmërisë.

Për tu njohur me historinë e tij klikoni linkun e emisionit.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?