Librazhdi, Saranda dhe Fieri ndriçohen për festat e fundvitit! Drita, fishekzjarre dhe muzikë (VIDEO)

6 Dhjetor 2023, 19:36| Përditesimi: 6 Dhjetor 2023, 23:05

  • Share

Shqipëria ndodhet zyrtarisht në festë. E kthyer tashmë në traditë, qendrat e shumë qyteteve janë ndriçuar nga qindra drita të bredhit të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri. Këtë mbrëmje Librazhdi, Saranda, Fieri kanë bërë numërimin mbrapsht, duke e shoqëruar këtë çelje të festës zyrtare nga disa fëmijë të vegjël.

Në orën 18.00 Fieri u ka uruar mirëseardhjen festave të fundvitit duke e ndriçuar këtë qendër të qytetit te mbushur nga dhjetëra qytetarë pavarësisht kohës me reshje shiu. Jo vetëm fëmijë por edhe qytetarë të moshave të ndryshme i janë gëzuar çeljes së festave.

Në të gjitha qytetet nuk munguan as lojërat argëtuese për fëmijët duke krijuar një atmosferë festive të gëzueshme.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?