Librazhdi në 'festën e mjaltit', aty ku bletërritësit promovojnë produktet bio

30 Shtator 2023, 17:36| Përditesimi: 30 Shtator 2023, 18:12

  • Share

Prodhimet e mjaltit këtë të shtunë, 30 shtator, mbushën qendrën e qytetit të Librazhdit. E kthyer në traditë prej vitesh bletërritës dhe fermerë të fshatrave të Librazhdit u bën pjesë e panairit “Festa e mjaltit” duke promovuar një larmi produkesh.

“Panairi na ndihmon shumë, madje duhet të bëhej dhe më shumë se njëherë në vit. Na ndihmon pasi është finalja e prezantimit të gjithë produkteve”, thotë një bletërritëse.

“Ky panair është i rëndësishëm jo vetëm për promovimin e produkteve por unë kam patur dhe babain tim 50 vjet bletar dhe sot është një ënddër e imja e realizuan në emër të atij që nuk rron prej 4 vitesh

Shoqëruar me këngë dhe valle, panairit të këtij viti nuk i munguan as veshjet e traditës folklorike të zonës.

Për kreun e Bashkisë së Librazhd Mariglen Disha evente të tilla festive i shërbejnë promovimit të zonës, vlerave dhe traditave të saj.

“Sot këtë ditë ia kushtojmë ditës së fermerëve për punë e tyre që kanë bërë të promovuar produktet e tyre Bio. Qyteti i Librazhdit e ka si traditë “Festën e mjaltit”, por, veç mjaltit kemi dhe shume produkte të tjera siç është gështenja, arra e Steblevës apo patatja e Gurakuqit apo edhe shumë produkte të tjera që vijnë nga zona të tjera si ajo e Hotolishtit, Lunikut etj" thotë Mariglen Disha Kryetar Bashkise Librazhd.

Panairi i “Festa e Mjaltit” është kthyer në një traditë të përvitshme për qytetin e Librazhdit duke mbledhur qindra njerëz që jo vetëm njihen me produktet bio por dhe me kulturën dhe tradita e zonës.

S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 01/10/2023 02:10

    Librazhdi eshte i famshem dhe per vererat,turshite dhe prodhimin e duhanit.Jam shume dakord qe panairet duhen shtuar.Une mendoj qe cdo 3 muaj e ne cdo zone te Shqiperise do te ishte ideale,qe t'ju jepej mundesia te shisni dhe prodhimet e stines,jo vetem prodhime specifike.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?