Foto ilustruese

Librazhd, 'Mitsubishi' del nga rruga, 6 të plagosur, mes tyre, 2 fëmijë të moshës 2 - 9 vjeç

29 Qershor 2023, 14:17| Përditesimi: 29 Qershor 2023, 14:39

  • Share

Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme, në fshatin Gurakuq të Librazhdit, ku një makinë ka dalë nga rruga duke shkaktuar 6 të plagosur, mes tyre, 2 fëmijë të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç.

Makina me drejtues 64-vjeçarin me iniciale I.S, ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka dalë nga rruga duke plagosur 6 personat që ndodheshin në makinë.

Për pasojë nga ky aksident, janë dëmtuar shoferi dhe pesë persona të tjerë përfshirë një 38-vjeçar me iniciale B. S., një 33- vjeçar me iniciale  B. S., 33 vjeçe dhe 3 fëmijë të mitur, të moshave 9, 6 dhe 2 vjeç, pasagjerë në këtë automjet.

Të gjashtë personat ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti.

 

 

M.T/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?