Librazhd/ Dy makina përplasen ‘kokë më kokë’ në fshatin Qukës, 6 të plagosur (VIDEO)

11 Dhjetor 2023, 09:41| Përditesimi: 11 Dhjetor 2023, 09:54

  • Share

LIBRAZHD- Një tjetër aksident është shënuar në vendin tonë, ku dy mjete janë përplasur ‘kokë më kokë’ në Librazhd. Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 6 persona të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor ‘Librazhd-Prrenjas’, ndërsa Report Tv sjell edhe foto nga vendi i ngjarjes, ku shihet se si dy makinat janë përplasur ‘kokë më kokë’ dhe kanë përfunduar tek barrierat mbrojtëse. Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetën.

“Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar 3 pasagjerë në automjetin me drejtues shtetasin A. S. dhe 3 të tjerë në automjetin me drejtues shtetasin Gj. P., të cilët ndodhen në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesit e automjeteve po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?