Kanabisi në Librazhd

Librazhd/ Dronët zbulojnë 491 bimë kanabisi të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar në fshatit Rinas, kultivuesit nuk dihen ende

24 Korrik 2023, 12:19| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 12:23

  • Share

LIBRAZHD-Rreth 491 bimë kanabisi të kultivuara në një zonë të shpyllëzuar në fshatit Rinas, janë zbuluar nga dronët gjatë kontrolleve të kryera nga policia. Kultivuesit e tyre nuk dihen ende.

Si rezultat, u finalizua faza e 3-të e operacionit policor antikanabis të koduar "Çereshta", si rezultat i së cilës, në një zonë të shpyllëzuar, në territorin e fshatit Rinas, njësia administrative Orenjë, janë gjetur dhe asgjësuar nëpërmjet djegies 491 bimë kanabisi, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.

Me bimët e sekuestruara në këtë fazë shkon në 1 163 numri total i bimëve dhe i fidanëve narkotikë cannabis sativa të gjetura dhe të sekuestruara gjatë këtij operacioni. 

Në dy fazat e para të këtij operacioni janë gjetur 672 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa, si dhe janë shpallur në kërkim 2 shtetas. 

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve të kultivimit të bimëve narkotike të gjetura gjatë fazës së tretë, si dhe për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim më parë.  

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Elbasan, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?