Politikë

Librazhd, Balla: Kemi zgjidhur problemin e ujit të pijshëm dhe djegien e mbetjeve urbane! PD s'do i pranojë kurrë punët e mira

30 Mars 2021, 11:12| Përditesimi: 30 Mars 2021, 11:35

  • Share

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Elbasanit, Taulant Balla tha se falë investimeve që janë bërë në këto 8 vite banorët e komunës Qendrës në Librazhd nuk vuajnë më problemin e djegieve të mbetjeve urbane që ishte rrezik për shëndetin e tyre dhe as problemin e ujit të pijshëm. Këto deklarata, Balla i bëri gjatë takimit me banorët e komunës Qendrës, ku u premtoi se investimet do të vijojnë pë këtë zonë.

“Librazhd-Qendra konsumonte ujë të pijshëm që ishte i dëmshëm për shëndetin. Nuk rrihej në Librazhd-Qendër nëse do vazhdohej të digjeshin plehrat aty. Nuk mund të ishte fusha e plehrave në krye të fshatit. Falë investimit të qeverisë në Elbasan, të gjitha mbetjet e qytetit të Librazhdit transportohen dhe çohen në Elbasan”, tha Balla.

Balla ironizoi edhe kreun e PD, Lulzim Bashën, i cili sipas tij asnjëherë nuk do të pranojë punët e mira që po bën PS.

“Kur fola për ujin, këtu Partia Demokratike thoshte po e merr Taulanti ujin dhe po e çon në Labinot. Si thoshte Jozefina, Luli të gënjen kur e pyet sa është ora jo mos të gënjejë për punët e mira që po bëhen”, u shpreh numri dy i PS.

Balla përmendi edhe investimet që ka bërë PS në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike si edhe investimet në rrugë.

“Nuk ka vënë PS qoftë edhe një gozhdë në Librazhd-Qendër. Kjo është një betejë për të ndarë përfundimisht Shqipërinë nga 30 vite tranzicion, nga kjo politikë e mbrapshtë që nuk mund të hedhin baltë mbi ata që punojnë. Jam i gatshëm të përballem me demokratin më të paepur të Librazhdit dhe të më thotë kur Librazhdi ka marrë më shumë investime se në këtë 8-vjeçar. Ndaj na duhet ky mandat i ri, jo vetëm për rrugën e Librazhd-Qendrës, por për të çuar përpara investime të tjera. Këto janë zgjedhjet më të rëndësishme në 30 vite”, tha Balla.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?