Kronikë

Librat e shitjeve dhe të blerjeve/ Tatimet apel biznesit: Afati i dorëzimit dhe procedurat që duhet të ndiqni

23 Gusht 2021, 16:00| Përditesimi: 23 Gusht 2021, 16:06

  • Share

Adiministrata Tatimore iu ka bërë thirrje tatimpaguesve subjekt të TVSH-së, se dorëzimi i Deklaratës së TVSH-së dhe librave të Shitjes dhe Blerjes do të vijojë të kryhet nëpërmjet llogarisë së deklarimit elektronik në e-filing edhe për periudhën Gusht 2021.

Sipas njoftimit të tatimeve, plotësimi i rubrikave përkatëse do të kryhet manualisht, sipas llojit të transaksioneve, duke përfshirë në to të dhënat e faturave të fiskalizuara dhe atyre të lëshuara nga blloku i dokumentacionit tatimor.

Ndër të tjera Administrata Tatimore bën me dije se afati për fiskalizimin e transaksioneve pa para në dorë B2B ishte data 1 Korrik 2021 dhe duhet të merren masa të menjëhershme për të plotësuar kërkesat e nevojshme, ndërkohë që po afron data 1 Shtator, e cila është afati i Fiskalizimit edhe të transaksioneve me para në dorë.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?