Librat autobiografikë, më të
kërkuarit në Panairin e Londrës

19 Prill 2013, 10:10| Përditesimi:

  • Share
LONDER - Nga biografia e Paul McCartney deri te Bill Browder, do të jenë disa nga librat autobiografikë, që do të paraqiten në Panairin e Librit “Londra 2013”.

Një ndër eventet më të mëdha të librit në Londër, tashmë e ka mbyllur punën me botuesit, librat dhe autorët në gjuhën angleze.

Ndërkaq, njëra nga pikat kyçe të këtij panairi thuhet të jenë librat autobigrafikë. Pas John Lennonit, Philip Norman, Paul McCartney është personaliteti i famshëm, libri mbi jetën e të cilit është prezantuar para lexuesve anglezë.

Biografinë e autorizuar të McCartney-t e ka botuar Fab Four. Autorë të tjerë, që po spikasin në këtë panair dhe librat e të cilëve kërkohen më së shumti, sipas mediave britanike janë: Bill Browder, Bernard Cornwell e sidomos autorja e njohur Naomi Wolf me librin e saj “Vagina”.

Marrë nga Zëri.info
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?