LIBRA feston 1-vjetorin e krijimit
rikthehet Blushi: Projekti vazhdon

1 Nëntor 2017, 22:40| Përditesimi:

  • Share
Si sot një vit më parë doli në arenën politike partia e re e drejtuar nga Ben Blushi. E ndërsa feston një vjetorin, në një fjalim të mbajtur përpara mbështetësve të kësaj partie, Ben Blushi tregon misionin e mëtejshëm të partisë. Sipas tij Libra do të vazhdojë si projekt, ndërsa thotë se shpreson që në të ardhmen të shtohen edhe anëtarët e saj.

Gjithçka që libra ka thënë po vërtetohet. Edhe lidhja e qeverisë me krimin, edhe korrupsionin, edhe rënia ekonomike, sot po faktohen. Kjo është një arsye më shumë që mos e ulim kokën. LIBRA  nuk i fitoi zgjedhjet, por kishte të drejtë dhe kjo është më e rëndësishme. Besoj që në ditët e ardhshme, pavarësisht se sot nuk kemi zyrë, kushtet janë të vështira, por LIBRA është një parti që ka financuar veten. Ne shpresojmë që në të ardhmen të jemi më shumë se kaq. LIBRA do të vazhdojë si projekt duke i dhënë të gjithëve mundësi të çoni ku duhet pikëpamjet e idealet tuaja.”, tha Blushi.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?