Libohovë, mbahet edicioni i 15-të i Festivalit Tipologjik të Polifonisë

7 Dhjetor 2023, 21:31| Përditesimi: 7 Dhjetor 2023, 21:44

  • Share

Qyteti me tradita e histori i Libohovës u gjallërua nga grupet polifonike që mbërritën nga trevat e Jugut.

Për dy net me radhë u mbajt Festivali Tipologjik i Polifonisë, në edicionin e tij të XV-të.

Në skenën e festivalit, grupet polifonike sollën krijimet më të mira te trevave që përfaqësojnë, si vlerë e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s.

“Për Libohoven e libohoviteve, per Libohoven e Avni Rustemit do të sjelle dy këngë epike. Nje  këngë për Avni Rustemin dhe një këngë humoristike”,- është shprehur Guri Rrokaj këngëtar nga Mallakastra, i cili ishte pjesë e festivalit.

 “Grupi polifonik i Himarës prej 4 dekadash përfaqëson me dinjitet polifoninë himariote”,- ka deklaruar Katina Beleri, këngëtare nga Himara, po ashtu pjesëmarrëse në festival.

Festivali u mbyll mbrëmjen e 6 dhjetorit duke demonstruar edhe një herë larminë e këngëve folklorike dhe kostumeve popullore të Jugut.

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?