Libia refuzon lejen ekipit të OKB-së të shkojë në qytetin Derna

19 Shtator 2023, 19:00| Përditesimi: 19 Shtator 2023, 19:57

  • Share

Një ekipi i Kombeve të Bashkuara, i cili kishte planifikuar të udhëtonte sot në qytetin libian Derna të shkatërruar nga përmbytjet për të ndihmuar në trajtimin e efekteve të fatkeqësisë më të keqe natyrore të vendit, i është mohuar hyrja në qytet, tha një përfaqësues i Zyrës së OKB-së për Koordinimin i Çështjeve Humanitare (OCHA).

“Ne mund të konfirmojmë se ekipet e kërkimit dhe shpëtimit, ekipet mjekësore të urgjencës dhe punëtorët e OKB-së tashmë në Derna po vazhdojnë të operojnë. Megjithatë, një ekip i OKB-së duhej të udhëtonte nga Bengazi në Derna sot, por nuk u lejuan të hynin në qytet”, tha zëdhënësja e OCHA Nazoua Meki në një përgjigje me email ndaj pyetjeve nga Reuters.

Autoritetet në Libinë lindore u kërkuan gazetarëve që janë në Derna të largohen, pas demonstratës së mbrëmshme dhe djegies së rezidencës së kryebashkiakut nga qytetarët e zemëruar që akuzojnë autoritetet se nuk i mbrojnë ata.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?