Jose Manuel Albares

Liberalizimi i vizave/ Shefi i diplomacisë spanjolle: Nuk e njohim Kosovën, qytetarët e saj s’do udhëtojnë në Spanjë

22 Prill 2023, 20:56| Përditesimi: 22 Prill 2023, 20:58

  • Share

Shefi i diplomacisë spanjolle, Jose Manuel Albares ka konfirmuar deklaratën e dhënë nga Komisioni Europian se shqiptarët e Kosovës nuk mund të lëvizin drejt Spanjës, pavarësisht liberalizimit të vizave.  

Albares pas takimit që ka pasur me shefen e diplomacisë gjermane të premten në Berlin, ka thënë se Spanja nuk e njeh Kosovën e për rrjedhojë nuk do të lejojnë as udhëtimet e shtetasve të Kosovës.

“Spanja ka politikën e saj mos-njohëse ndaj Kosovës dhe kjo përfshinë edhe mosnjohjen e pasaportës kosovare, siç e kemi bërë në mënyrë konstante deri tani”, ka thënë Albares.

Spanja ndonëse nuk e njeh Kosovën, nuk ka kundërshtuar liberalizmin e vizave. Vendet tjera që nuk e njohin Kosovën janë: Greqia, Qiproja, Rumania dhe Sllovakia. Ato i njohin pasaportat e lëshuara nga autoritetet e Kosovës. Më 18 prill, Parlamenti Evropian e ka miratuar vendimin për vizat, ndërsa dokumenti është nënshkruar më 19 prill.

Vendimi parasheh që qytetarët e Kosovës, të udhëtojnë pa viza në vendet e zonës Schengen, prej 1 janarit të vitit 2024. Regjimi pa viza mundëson udhëtime vetëm deri në 90 ditë - brenda gjashtë muajsh - në cilindo nga shtetet anëtare të zonës Schengen.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 23/04/2023 09:01

    Spanska sot është më fashiste se vet serborusia ndaj shqiptarve. gjersa dikur shqiptarët ka dhën jeten duke luftar për lirin e spanjollve …!

    Përgjigju
  • Daku: 22/04/2023 21:56

    Nuk eshte ndonje problem po nuk shkuam ne spanje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?