Dominique Bilde dhe Viola von Cramon

Bota

Liberalizimi i vizave për Kosovën ngjall debate mes eurodeputeteve

8 Korrik 2022, 17:50| Përditesimi: 8 Korrik 2022, 17:59

  • Share

Çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën me BE-në ka ngjallur debate midis eurodeputeteve Dominique Bilde dhe Viola von Cramon, e cila është njëkohësisht Raportuese e Parlamentit Europian për Kosovën.

Viola von Cramon, ka reaguar pas thirrjes së një eurodeputeteje francez që shtetasve kosovarë mos t’iu liberalizohen vizat me vendet e Bashkimit Evropian.

Eudodeputetja Dominique Bilde pohoi në rrjetet sociale se “refuzojmë zgjerimin e BE-së me këtë vend. Ne gjithashtu kundërshtojmë lëshimin e vizave për shumë shtetas të tyre!”.

Bilde është pjesë e partisë së ekstremit të djathtë në Francë, National Rally me në krye Le Pen-in e cila humbi zgjedhjet presidenciale përkundrejt Macron-it.

Von Cramon, nga ana tjetër, ka pohuar se Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave dhe “qytetarët e saj meritojnë, si të gjithë evropianët e tjerë, të lëvizin lirshëm”.

Kujtojmë se edhe presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola, ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën gjatë samitit të fundit midis vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.

Franca është vendi i vetëm që ka hezituar deri më tani t’i thotë po lëvizjes së lirë për shtetasit e Kosovës, por së fundmi ka lëvizur drejt zhbllokimit të qëndrimit të saj.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 08/07/2022 19:24

    Po cfare ka per te debatuar ore te mjere. Populli ne Kosove eshte i vetmi ne Europe qe mbahet mbyllur! Apo te thuash qe jane shume ata. Popullsia e Kosoves eshte sa nje lagje e Parisit. Por ju s’keni problemin e asgjeje pervec se qe jeni aleate te perjetshem te Serbise dhe sllaveve ne pergjithesi. Dhe jeni shteti me antishqiptar ne Europe dhe kete e keni treguar ne cdo rast qe ju jepet. Jeni shteti me antinjerezor me ato shfrytezime qe i keni bere kolonive dhe masakrave kunder popujve qe keni kolonizuar

    Përgjigju
    • Arbërori: 09/07/2022 12:50

      Këta nuk janë anti shqiptarë , por anti islamist e isis -a fashist. Shqipëria Natyrale ështé shitur e shëndrruar në Avganistan e Turkmenistan e Sirian fashista islamik me parat e Putinit dhe Serbit e Turkut… Në nuk e duan as veten më e sa për civilizimin Europian në jemi shumë larg! Kur Gjergj Kastrioti i ka mbyllur syt atëher ka vdekur Abëria dhe shqiptaria si kombë…mjerisht

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?