Milos Vuçeviç

Liberalizimi i vizave për Kosovën, ministri serb i Mbrojtjes: S’kemi pse të jemi të shqetësuar! 500 mijë shqiptarë do ikin përgjithmonë drejt BE

7 Janar, 21:05| Përditesimi: 7 Janar, 21:20

  • Share

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Milos Vuçeviç i pyetur për liberalizimin e vizave për Kosovën, ka deklaruar se nuk është aspak i shqetësuar pasi deri në 500 mijë shqiptarë do të largohen përgjithmonë nga vendi drejt shteteve të BE-së.

Vuçeviç e konsideron këtë arsyen kryesore përse serbët nuk duhet të mërziten për heqjen e vizave për Kosovën. Duke u mbështetur në të njëjtin kontekst ai mbrojti edhe vendimin e muajit të kaluar të qeverisë serbe për të lejuar qarkullimin në Serbi të automjeteve me targa të Kosovës.

“Pse jemi të mërzitur? Lërini shqiptarët të ikin. 500,000 njerëz do të shkojnë atje, në Europë. Le të tregohemi të mençur politikisht, na duhet pak politika e Millosh Obrenovićit, vetëm pak durim. Populli ynë duhet të piqet politikisht, për të kuptuar historikisht disa rrethana”, u shpreh Vuçević për median serbe Vojvodina RTV .

B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Matematik: 08/01/2024 13:31

    Mos u merzit se shqiptaret shume shpejt do te te tregojne vendin ! 500,000 shqiptar ne Europe jane nje ekonomi prej 10 milliard € cdo vit dhe investime ne kosove do vije dita qe SERBET do punojne ara dhe tokat e kosoves te shqiptareve atje ! Tani meqe kosova do futet edhe ne nato do jete superfuqi rajonale sepse Kosovaret shqiptar jane me puntoret atje madje edhe Serbia nje shtet i Vogel ballkanik me gjuhe te madhe oratorike mbetet vetem se nje lloj precedenti aty ! Nuk e di pse i nxirrni keto bufa online kot

    Përgjigju
  • Arbëri: 08/01/2024 10:41

    Ky vllau nga gjaku i Edvin shkjaut shqipfolës, ëndrron

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?