Liberalizimi i vizave për Kosovën, Arifi: Mund të jemi pranë anëtarësimit në BE brenda 15 viteve! Bashkimi Europian e ka kuptuar që me pengesa nuk arrihet qëllimi

15 Dhjetor 2022, 12:02| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 12:09

  • Share

Dritëro Arifi, profesor i shkencave politike beson se brenda 15 vitesh, Kosova do jetë shumë pranë procesit të anëtarësimit në BE. Në një intervistë për Report Tv, Arifi u shpreh se pas luftës në Ukrainë, duket se BE është rizgjuar dhe po lëviz me ritme më të shpejta drejt zgjerimit.

Po ashtu u shpreh se BE e ka kuptuar se nuk arrihet qëllimi me pengesa por thekson se ekonomia zhvillohet vetëm në rast se ka paqe.

“E vështirë të parashikohet se kur do të anëtarësohet. Nëse ka një angazhim serioz të qeverisë së Kosovës që në disa raste ka treguar, brenda 15 vite do jemi shumë afër anëtarësimit.

Mbetet shumë punë për të bërë se Kosova ka shumë pengesa politike. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, kemi rizgjim të BE, një BE më dinamike. Kemi 3 lajme të mira në periudhë të shkurtër, hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, Bosnjes i është dhënë pozita e vendit kandidat. BE ka kuptuar se me ndalesa dhe penesa nuk arrihet zgjerimi. Dje po ashtu, u miratua liberalizimin e vizave.

Jemi në një rrugë shumë të mirë. BE e ka kuptuar që me pengesa nuk arrihet qëllimi. Rrethanat armiqësore dëmtojnë vetëm BE, jo Rusinë. Vetëm kur ka paqe mund të bëhen reforma dhe të zhvillohet ekonomia”, tha Arifi në intervistë për 'Sot, live në Shqipëri' me gazetarët Nertil Agalliu dhe Migena Sotiri.

Ditën e sotme, kryeministri i Kosovës Albin Kurti do udhëtojë drejt Pragës ku do t'i dorëzojë zyrtarëisht aplikimin e Kosovës për BE, Presidencës Çeke. Aplikimi i Kosovës përbën herën e parë që një shtet merr një nismë të tillë, pa u njohur zyrtarisht nga të gjitha vendet anëtare të BE-së. Në fakt ky është një rast ligjor sui generis, me të cilin do të merret Brukseli.

Ndërkohë Parlamenti dhe Këshilli Evropian arritën  ditën e djeshme marrëveshjen për udhëtimin pa vizave të qytetarëve të Kosovës drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?