Legalizimi i kanabisit mjekësor, sociologu në Report Tv: Vlerat e dobishme, por s’kemi institucione për t’u mbrojtur! Varësia nga droga është rritur, ulet mosha e përdorimit

26 Prill 2022, 12:40| Përditesimi: 26 Prill 2022, 14:47

  • Share

Sociologu Gëzim Tushe, i ftuar në Report Tv tha se varësia ndaj drogës është rritur ndjeshëm në vendin tonë, ndërsa theksoi se nga ana tjetër mosha e përdoruesve të saj është ulur, duke filluar nga 12 vjeç.

Sociologu e vuri theksin te rrezikshmëria dhe pasojat e rënda të pakthyeshme të drogës, duke thënë se pavarësisht se zgjidhja duket të jetë rehabilitimi, është një proces i vështirë.

“Varësia nga drogat është rritur shumë, është ulur mosha e përdorimit 12-25 vjec ka filluar përdorimi. Ka një përputhje mes pjekurisë seksuale dhe varësisë nga hashashit, këto të bashkuara sjell pasoja të pariparueshme për adoleshentët.  Droga është shumë e rrezikshme. Rehabilitimi është shumë e vështirë, kush e përdor e ka të vështirë të largohet. Edhe kur rehabilitohen, ngelen me pasoja.”, tha ai.

I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në “Sot Live në Shqipëri” lidhur me legalizimin e kanabis mjekësor , Tushe tha se ka vlera të dobishme dhe do të ishte një “boost” për ekonominë e vendit.

“Vlerat mjekësore të kanabisit janë të dobishme nëse përdoren siç duhet. Puna është a jemi ne gati për një gjë të tillë? Kemi problematik për prodhimin, eksportin dhe përdorimin. Në shkollat 9-vjecare ke spaçator që i shpërndajnë dogratë. Duhet një kufi mes të lejuarës dhe të ndaluarës. E parë nga pikëpamja ekonomike, duket gjë pozitive. Nga ajo sociale...kujtojmë që vendin ynë e ka prodhuar, transportuar në të gjithë botën, kështu njihemi ne”, tha sociologu.

Tushe vuri theksin tek aspekti pozitiv i legalizimit të kanabisit, por nga ana tjetër kujtoi se ne nuk kemi institucionet e duhura për të parandaluar abuzimet.

“Duhet të rregullojmë parandalimin dhe përmirësimin. Nuk kemi institucionet e parandalimit! Garancia kryesore dhe mbrojtja kryesore e fëmijëve vjen nga familja.”, tha ai.

 

J.GJ.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?