Foto ilustruese

Lezhë- Dhunonte nusen e djalit në sy të fëmijëve dhe e kërcënonte se do e vriste, arrestohet vjehrri 65-vjeçar

16 Mars 2020, 09:11| Përditesimi: 16 Mars 2020, 09:17

  • Share

LEZHË- Një i 65-vjeçar është arrestuar pasi dhunonte nusen e djalit  në sy të dy fëmijëve dhe e kërcënonte se do e vriste. Në pranga ka rënë B. Ll.,65 vjeç, banues në Ishull, Shëngjin. Ndaj tij, rëndojnë akuzat për veprat penale për “Dhunë në familje” dhe “Armëmbajtje pa leje ".

Gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjet dhe iu sekuestruan dy armë zjarri, çka i bën përmasat e kësaj ngjarjeje edhe më të rënda. Kanë qenë persona të tretë që kanë njoftuar policinë, duke parandaluar një krim të rëndë në familje.

"Ky shtetas në banesë, në prezencë të dy nipërve të mitur, ushtronte  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së djalit të tij duke e kërcënuar se do ta vriste me armë zjarri. Policia me marrjen e njoftimit ka ndërhyrë menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës  dhe ka vënë në pranga autorin", njofton policia.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbëri: 16/03/2020 12:44

    E ku e ka burrin kjo mama e mjera...?

    Përgjigju
  • Liu: 16/03/2020 12:44

    Ka ngaterru nuse? ti i hake mutin kafshes, nuk ka emer kafshe qe mund te veme ty o Neanderthal

    Përgjigju
  • al ta: 16/03/2020 11:27

    mbylleni mostren e hidheni celsin se po doli nuk ka gje per te humbur....do bej hatane

    Përgjigju
  • ela: 16/03/2020 11:20

    o kafshe ,shpellar te shpelafte ky virus sepse e kthyet kete vend 100 vjet mbrapa u rofte kanuni ne leter sepse ligesite i beni ,njerez te ligj

    Përgjigju
  • Kosovari: 16/03/2020 10:14

    Po te kishte ligj.norme ligjore.Vertet kete soj te deformuar,jo te natyrshem njerezor,duhej likuiduar-vrar,me qellim te pastrimit te se keqes.kjo nuk eshte racizem,por pastrim-kufizim normal te se liges njerezore.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?