Lezhë/ Kosovari braktis furgonin, lë në mes të rrugës 29 emigrantë nga Siria! Shoqërohen me autobus në komisariat

9 Tetor 2023, 13:11| Përditesimi: 9 Tetor 2023, 13:34

  • Share

Një 57-vjeçar është shpallur në kërkim, pasi me të pikasur uniformat blu në Milot, ka braktisur furgonin me të cilin po transportonte 29 emigrantë nga Siria drejt Kosovës. Shqiptari nga Kosova merrte mijëra euro për kalime ilegale emigrantësh.

Në pranga ka rënë R. S., 57 vjeç, banues në Kosovë.

Sipas policisë, 57-vjeçari po transportonte me një furgon drejt Kosovës, 29 emigrantë nga Siria, të cilët synonin të kalonin kufirin dhe sapo ka pikasur uniformat blu ai ka braktisur mejtin dhe duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet. Nga hetimet rezultoi se nga kjo veprimtari kriminale, 57-vjeçari merrte pagesa nga 1000-8500 euro/person.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?