Lezhjanët më të stresuarit gjatë karantinës, lënë pas Tiranën e Durrësin! Psikologu: Probleme me ankthin e konfliktet familjare (VIDEO)

24 Maj 2020, 17:58| Përditesimi: 24 Maj 2020, 18:03

  • Share

Të jetuarit në karantinë ka shkaktuar jo pak probleme psikologjike. Më të shqetësuarit kanë qenë banorët e Qarkut Lezhë.

Psikologu Besmir Frroku tha se Lezha ka pasur fluksin më të lartë të telefonatave për këshillim apo ndihmë psikologjike duke lënë pas Tiranën dhe Durrësin.

“Qarku i Lezhës ka pasur fluksin më të lartë të telefonatave, rreth 24% në shkallë kombëtare, duke lënë pas qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit",  tha Frroku.

Të dhënat janë bërë publike nga Urdhri i Psikologut. Kërkesat më të shumta për këshillim kanë ardhur nga grupmoshat 30-35 vjeç.

Edhe adoleshentët e kanë përjetuar keq karantinë sipas psikologut Frroku. Ai e lidh numrin e lartë të telefonatave në qarkun e Lezhës, edhe me pasojat që la tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019-të.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Doshaj .: 24/05/2020 20:02

    Do kaloje edhe ky stres ,me Pune Si gjithe Bota..

    Përgjigju
  • Kafsha: 24/05/2020 18:03

    Vetem Enveri ai bir i larte i kombit nuk të linte në stres, te jepte me detyrim shaten e lopaten. Sapo të kerkojme Enver djali!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?