Lezhë/ Shkrumbohet nga flakët një banesë në Shkopet, shpëtojnë pa lëndime burrë e grua

25 Mars, 11:40| Përditesimi: 25 Mars, 15:46

  • Share

Një banesë 1 katëshe në fshatin Shkopet, te Kurbinit është shkrumbuar nga flaket e zjarrit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2 të mëngjesit të kësaj të hënë, ndërsa në momentin e ngjarjes brenda shtëpisë ishin një çift bashkëshortësh të cilët kane arritur te shpëtojnë pa marrë lëndime.

Menjëherë në ndihmë të çiftit kanë ardhur fqinjët, të cilët kanë izoluar flakët me mjete rrethanore.

Zjarri ka shkrumbuar të gjitha pajisjet ndërsa çifti i të moshuarve tashmë pritet të ndihmohet nga autoritetet vendore.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?