Lezhë, rruga turistike e Kunës burim aksidentesh! Për 4 muaj një viktimë dhe 5 të plagosur nga mungesa e sinjalistikës

4 Maj 2022, 18:20| Përditesimi: 4 Maj 2022, 21:14

  • Share

Një i ri humbi jetën të shtunën dhe një tjetër u plagos rëndë, pasi automjeti me të cilin udhetonin doli nga rruga dhe u përmbys në kanal.

Ky ishte aksidenti i trete brenda një harku të shkurtër kohor në aksin që lidh rrugen e Shëngjinit me Kunen. Policia tha se shkak u bë shpejtësia në kthesë.

Rruga që lidhet me Kunen ka tre kthesa të forta mjaft të rrezikshme. Aty mungon sinjalistika rrugore dhe barrierat anësore të rrugës. Sipas statistikave të policisë nga Janari në Prill janë shënuar tre aksidente në total një i vdekur dhe 5 të plagosur.

Kemi patur raste që kemi parë, makina të rëna poshtë në kanal. Diçka duhet të bëhet për më shpëtu jetën e njerëzve. Është në pikëpyetje jeta e njeriut me diçka duhet ndërhyrë . Jemi gjithmonë me ankth. Në shumë herë kalojmë nga rruga tjetër, vetëm për të mos përjetuar këtë ankth”, thote nje zonjë.

“Shumë problem rruga këtu”, shprehet një qytetar

Gjatë verës frekuentohet nga turistë të shumtë që vizitojnë Kunen, ndaj kërkohet ndërhyrje e menjëhershme nga Bashkia e Lezhës që ka në pronësi këtë aks dhe Policia Rrugor

E.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Propozimi i PS, a na duhet një reformë e re anti-korrupsion?