Lezhë, rindërtimi i urës mbi lumin Drin tremb banorët e një pallati: Jetojmë me frikë

21 Tetor 2023, 16:40| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 02:51

  • Share

Një pallat dykatësh në lagjen "Skëndërbeg" të qytetit të Lezhës, rrezikon të dalë jashtë funksioni nga punimet që po kryhen për rindërtimin e urës së vjetër mbi Lumin Drin. Traseja e rrugës në hyrje të urës ka arritur deri në themelet e këtij objekti. Banorët thanë se ndihen të rrezikuar.

“80 centimetra larg dritares time është muri i urës. Jetojmë me frikë në këtë pallat”.

“Unë kam dy fëmijë të vegjël jemi zgjuar në mesnatë se menduam se ra tërmet”.

“Ne 4 familje jemi në pallat. Kërkojmë nga kryetari i bashkisë të na nxjerr në shtëpi me qira derisa të mbarojnë punimet për urën dhe më pas të vlerësohet nëse pallati është i banueshëm”, thanë banorët.

Ura mbi Lumin Drin është një investim i Bashkisë Lezhe me vlere 285 milion leke, qe synon qe te ndikoje ne uljen e trafikut përmes krijimit te një hyrjeje alternative ne qytet. Ndërkohë Bashkia Lezhë bën me dije se janë verifikuar në terren pretendimet e banoreve dhe punimet nuk janë cenojnë sigurinë e pallatit.

B.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?