Lezhë, qyteti mes mbetjeve, Frrokaj:
 Ka përfunduar kontrata me firmën

13 Korrik 2016, 12:40| Përditesimi:

  • Share
Disa zona të Lezhës, kryesisht bregdeti i Shëngjinit, është tej mbushur  nga mbetjet urbane duke shkaktuar një panoramë të shëmtuar për turistët. 

Kontenier të dëmtuar apo dhe mungesë totale e tyre konstatohen lehtësisht, ndërsa mbeturinat vijojnë të hidhen nëpër rrugët e qytetit. 

Sipas kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj,  kjo situatë është shkaktuar pasi ka përfunduar kontrata e firmës kontraktuese për pastrimin e  qytetit, dhe se po merren masa provizore deri në një zgjidhje përfundimtare.

Sipas Frrokaj tenderi i ri i pastrimit do të bëhet në muajin shtator dhe situata do të marrë menjëherë zgjidhje për pastrimin e qytetit. 

lezhe mbeturina urbane

lezhe mbeturina urbane

lezhe mbeturina urbane

lezhe mbeturina urbane

Redaksia Online
(M.Ç/shhqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?